Connect with us

Rama reklamon progresin për sigurinë ushqimore, qytetarët: Po helmohemi dy herë në ditë

Kuriozitete

Rama reklamon progresin për sigurinë ushqimore, qytetarët: Po helmohemi dy herë në ditë

Rama reklamon progresin për sigurinë ushqimore, qytetarët: Po helmohemi dy herë në ditë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të premteje duke reklamuar përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Ai ka publikuar videon që gjeni më poshtë në Facebook, ku shkruan, “Mirëmëngjes dhe me këtë pasqyrim të progresit të bërë për sigurinë ushqimore në 45 ditët e para të mandatit të ri, ju uroj një ditë të mbarë”.

Por ky postim i tij ka ngjallur revoltën e komentuesve, të cilët i janë kthyer ashpër.

“Vetëm për mishin bëhet fjalë apo do vazhdojnë dhe me prodhimet e tjera?! Sepse po helmohemi 2 herë në ditë sa herë që do vijmë në Shqipëri”, shkruan një qytetar.

Një tjetër shton, “Mashtro, mashtro se i lindur për të mashtruar je. Ti je vetë kazani, Shqipëria do mbetet, mashtrus si ti do ikin”.

“Publicitet, realiteti në rrugët e Shqipërisë është krejt tjetër”, shkruan një tjetër qytetar. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top