Connect with us

Rama: Së shpejti, mbledhje e përbashkët me qeverinë e Maqedonisë

Kuriozitete

Rama: Së shpejti, mbledhje e përbashkët me qeverinë e Maqedonisë

Rama: Së shpejti, mbledhje e përbashkët me qeverinë e Maqedonisë

Kryeministri i ish-Republikvs Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, mbrëmë në Shkup priti kolegun e tij shqiptar Edi Rama. Në takim u shpreh angazhimi për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe për sigurimin e kushteve për integrime euroatlantike në mbarë rajonin.

Sipas zyrës së shtypit të qeverisë maqedonase, Rama, i cili në Shkup merr pjesë në Samitin 100, gjatë takimit, uroi kryeministrin Zaev për kryerjen e zgjedhjeve lokale dhe demokratike.

Zaev dhe Rama konstatuan se Maqedonia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira politike, pa çështje të hapura dhe se është kjo bazë e mirë për intensifikim të bashkëpunimit në drejtim të zbatimit të standardeve evropiane, bashkëpunimit ekonomik, si dhe sigurimit të kushteve për integrime euroatlantike të gjithë rajonit.

Në takim janë shqyrtuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe është vlerësuar se pjesëmarrja e përbashkët në Samitin 100 në Shkup është dëshmi për vullnetin politik për zhvillim të bashkëpunimit rajonal ekonomik, për ndërlidhje të bashkësive të biznesit, investime të përbashkëta, rrjetëzim dhe ndërlidhje transportuese.

Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase.

Ministritë e Jashtme të të dy vendeve do të përgatisin axhendën e mbledhjes, si dhe do të përcaktojnë kohën e mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive. Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Europa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian do jenë pjesë e Samitit.​ /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top