Connect with us

Reshjet dhe përmbytjet, meteorologia tregon kur do hapet moti

Kuriozitete

Reshjet dhe përmbytjet, meteorologia tregon kur do hapet moti

Reshjet dhe përmbytjet, meteorologia tregon kur do hapet moti

Duhet të jeni në gatishmëri, pasi moti do të vijojë edhe për ca kohe të krijoje situatë problematike në gjithë vendin.

Meteorologia Lajda Porja në një komunikim për ‘News24’ deklaroi mëngjesin e sotëm se edhe përgjatë ditës së sotme do të ketë reshje shiu.

Teksa paraqiti një tablo të situatës në mbarë vendin, Porja tha se në zonat veriore situata paraqitet në kushte të stabilizuara, ndërsa problemi vijon në Jug dhe pjesën qendrore të vendit. Ajo tha se në mbrëmje pritet që reshjet e shiut të ulin intensitetin e tyre.

Sipas saj, zonat veriore dhe pjesa më e madhe e qendrës paraqiten në kushte të stabilizuara, ku vranësirat dhe shirat do të jenë të pakta.

“Zona jugore dhe qendra mbeten me reshje të dendura deri në mbrëmje. Do ketë periudha që do të ndalojnë reshjet. Më pas do të ketë periudha me intensitet të lart. Në ora 2:00 të mëngjesit janë marrë këto të dhëna. Reshje intensive kanë qenë pas orës 04:00. Reshjet pritet të vijojnë me intensitet mesatar dhe të dendur. Nuk do të ketë ndalim të reshjeve, por presim që ato në mesnatë të jenë të pa konsiderueshme. E shtuna do të ketë reshje të pakta dhe kthjellime në territori. Po ashtu dhe në mesnatën e të shtunës do të ketë pak reshje. Për qytetin e Tiranës, reshjet kanë qenë të intensitetet të lartë pas orës 21:00. Në një orë ka pasur rreth 30 mm prurjeve të reshjeve”, tha ajo.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top