Connect with us

Reshjet në vend do të fuqizohen, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë natës

Kuriozitete

Reshjet në vend do të fuqizohen, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë natës

Reshjet në vend do të fuqizohen, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë natës

Reshjet e shumta rënë gjatë ditëve të fundit kanë krijuar probleme në të gjithë vendin.

Orët vijuese parashikohet të sjellin fuqizim të përkohshëm të shirave fillimisht në ultësirën perëndimore dhe gradualisht në Qendër dhe Veri.

Reshje që vijojnë edhe orët e para pas mesnatës ndërsa në zonat malore shfaqen reshje dëbore.

Por pavarësisht reshjeve gjatë orëve të natës, rreziku për përmbytje vjen në ulje. Problematike mbeten prurjet në lumin Vjosë, që janë mbi vlerën kritike.

Sipas Meteoalb: Paraditja e së dielës dhe orët vijuese kalojnë gradualisht në kushtet reshjeve të pakta në pjesën më të madhe të vendit. Dita e hënë mbetet me vranësirat të shpeshta por reshje të pakta në Jug dhe më pak Qendra e Veriu. Pjesa e dytë e së hënës dhe ditët vijuese sjellin mot kryesisht të kthjellët por të freskët.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top