Connect with us

Rrëfimi dramatik i 57 vjeçares: Si më rrahën me gurë burri dhe nusja e djalit

Kuriozitete

Rrëfimi dramatik i 57 vjeçares: Si më rrahën me gurë burri dhe nusja e djalit

Rrëfimi dramatik i 57 vjeçares: Si më rrahën me gurë burri dhe nusja e djalit

Një histori e pazakontë është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Zenepe Bici, 57-vjeçarja nga Dragostunja e Librazhdit, rrëfen sot vuajtjet e saj, që nga divorci pa dijeninë e saj nga bashkëshorti me të cilin ka 4 fëmijë, si dhe konfliktet për pronësinë.

Zenepja tregon se bashkë me Ahmet Kullin jetonin me djalin e tyre Xhonin, i cili pas martesës dhe sjelljes në jetë të një djali është larguar dhe jeton si emigrant në Angli. Mes të tjerash ajo denoncon në studio se si dhunohej nga burri dhe nusja e djalit, pasi sipas tyre ata nuk e donin në shtëpi.

“Kam jetuar me hallë, por skam pasur probleme me burrin. Dua drejtësi. Djali donte të ikte në Angli. Por nuk kishim para. Nusja tha; kam unë para. Kur nisën debatet më 18 prill në 2015 më ka gjuajtur me gur burri. Kam ikur në Librazhd me shapkat e banjës, me rroba të grisura. Më nxirin jashtë, flija në kasollen e shtëpisë. Burri me nusen time rrinin bashkë, hanin e pinin, mua më përzinin. Pas sherrit për para, burri i thoshte djalit; ke fisin tënd atje. O Kopil i Zenepes.

Në fillim me nusen e djalit shkoja shumë mirë. Kur iku Xhoni nisën sherret. E mbaja nusen shumë mirë. Nisi burri të më bërtiste. Ne në traditë e kemi që burri i merr paratë, s’del gruaja para tij. Djali atij i ka sjell 6 mijë euro. S’kam parë ndonjë pisllëk me ta. Ata hanë bashkë, rrinë bashkë. Ata më kanë rrahur të dy. Më përzunë nga shtëpia. Ulesha të haja groshë, ajo mbushte dy pjata, për mua jo. Këta hanin bashkë dhe flinin më vete. Pak kohë më vonë, nusja bëri denoncim të rremë sikur e kisha dhunuar. Mori urdhër-mbrojtje”, tha Zenepja, shkruan ‘BW’.

Si nisi konflikti

Zenepja tregon se pasi djali kishte ikur në Angli, aty kishin nisur debatet mes tyre. Sipas saj, çifti i ri filloi të debatonte fillimisht për shkak të disa parave që Xhoni i kishte marrë tek familjarët e nuses. Çudia më e madhe ndodhi më pas në qëndrimet mes palëve, babai i tij Ahmeti është pranë nuses, aktualisht jeton me të dhe sipas Zenepes të dy bëhen bashkë për ta dhunuar dhe për ta përzënë nga banesa. Ajo ka marrë madje disa urdhra-mbrojtje në gjykatë ndërsa thotë se përpara shtëpisë kanë vendosur edhe një rrjete që të mos e lejojnë të hyjë në banesë.

Nga ana tjetër edhe nusja e ka denoncuar vjehrrën për dhunë dhe ka marrë urdhër mbrojtje ndaj saj. Ndërkohë edhe pse kanë kaluar disa vite që i shoqi ndodhet në Angli ajo ka bërë një denoncim për dhunë edhe ndaj tij. Beteja në gjykate vazhdon me denoncime të vazhdueshme nga të dyja palët jo vetëm për dhunë, por edhe për ndarjen e pasurisë të cilën Zenepja thotë se padrejtësisht dhe nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve Ahmeti ka vendosur t’ja japë nuses. Zenepe Bici thotë se ka vendosur ta bëjë këtë çështje publike dhe nuk kërkon asgjë tjetër përveçse drejtësi për të dhe Xhonin.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top