Connect with us

Rrëfimi emocionues i Chuck Norris: Gruan time e helmoi rezonanca magnetike

Kuriozitete

Rrëfimi emocionues i Chuck Norris: Gruan time e helmoi rezonanca magnetike

Rrëfimi emocionues i Chuck Norris: Gruan time e helmoi rezonanca magnetike

Është një ndër aktorët më të suksesshëm dhe të dashur të të gjitha kohërave.

Fjala është për Chuck Norris, i cili duket se është tërhequr nga filmat, dhe po i përkushtohet bashkëshortes.

Gena Norris, 54 vjeç, vuajti pasoja të rënda me dhimbje të thella nervore dhe probleme me veshkat, pasi bëri një rezonancë magnetike.

Ajo iu nënshtrua një rezonance magnetike për të kontrolluar mundësinë e një artriti.

Në trup iu injektua një agjent kontrasti, pak a shumë një ‘bojë’ që shërben për të përmirësuar qartësinë e skanimit, duke nxjerrë në pah organet specifike.

Kjo ‘bojë’ përmban një metal të rëndë, të quajtur gadolinium.

Por në vend që ta ndihmonte, Gena thotë se ai i shkatërroi shëndetin.

Chuck, që po bën fushatë me të shoqen për të nxjerrë në pah rreziqet e këtij agjenti, ia ka përkushtuar jetën tashmë Genës.

“Kam hequr dorë nga filmat për t’u përqendruar tek Gena. E gjithë jeta ime tani ka për qëllim që ta mbaj atë të gjallë. Besoj se kjo çështje është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai.

Në mbarë botën bëhen rreth 50 milion skanime RM. Në një të tretën e rasteve përdoret gadolinium. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top