Connect with us

Rrëmbimi dhe vrasja e Çollakut, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Denis Shtrazën

Kuriozitete

Rrëmbimi dhe vrasja e Çollakut, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Denis Shtrazën

Rrëmbimi dhe vrasja e Çollakut, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Denis Shtrazën

Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkoi sot dënimin me burgim të përjetshëm, për Denis Shtrazën, i akuzuar si autori i vrasjes së Gazmend Çollakut.

Gjatë gjithë kohës 33-vjeçari Shtraza ka mohuar të ketë gisht në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Çollakut.

40-vjeçari Gazmend Çollaku, u mor peng në qytetin e Durrësit dhe një ditë më pas u gjet i vdekur dhe i lidhur me këmbë e duar, në afërsi të fshatit Muriqan të Krujës.

Viktima ishte qëlluar me armë në kokë. Për eliminimin e Çollakut u shpall në kërkim edhe Ervin Dalipaj, ish-shefi i antikrimit ekonomik të Tiranës, i cili u ekzekutua në Sukth më 25 prill, teksa udhëtonte në makinë bashkë me Xhino Dautaj, i cili gjithashtu mbeti i vrarë.

Në seancën e datës 30 nëntor, pritet të paraqitet mbrojtja e Shjtrazës, ndërsa më tej do të jepet dënimi ndaj tij. Shtraza, me banim në Durrës, u arrestua mbrëmjen e 28 janarit 2016, në aeroportin “Nënë Tereza” teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top