Connect with us

Ruçi me delegacionin e Bundestagut gjerman: Po hedhim hapa drejt integrimit

Kuriozitete

Ruçi me delegacionin e Bundestagut gjerman: Po hedhim hapa drejt integrimit

Ruçi me delegacionin e Bundestagut gjerman: Po hedhim hapa drejt integrimit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot në takim një delegacion nga Bundestagu gjerman, të kryesuar nga Jörn Wunderlich, anëtar i Bundestagut.

Në këtë takim, Ruçi vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e shtetit gjerman për Shqipërinë në fushën e shtetit të së drejtës, çështjeve sociale, punësimin e të rinjve, trajnimin profesional, forcimin e administratës publike, si dhe në luftën kundër korrupsionit.

Në vijim biseda u përqendrua tek çështjet e bashkëpunimit parlamentar.

Kryetari i Kuvendit përmendi disa nga arritjet në kuadër të veprimtarisë parlamentare, konkretisht për implementimin e Reformës në Drejtësi, ngritjen e Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhore, si dhe miratimin e ligjit për pakicat kombëtare.

Ruçi vuri në dukje se “këto hapa thelbësorë, në përmbushje edhe të rekomandimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, janë miratuar me konsensusin e forcave politike parlamentare”.

Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit u shpreh se “institucionet shqiptare janë duke hedhur të gjitha hapat e nevojshme për plotësimin e rekomandimeve me qëllim dhe shpresën që në fillim të vitit 2018-të, të kemi hapjen e negociatave”, duke shprehur besimin për mbështetjen e Gjermanisë në këtë drejtim.

Gjatë bashkëbisedimit, Ruçi dhe Wunderlich ndanë mendime të përbashkëta lidhur me bashkëpunimin shumë të mirë dhe aktiv ndërparlamentar midis vendeve tona, ku grupet e miqësisë kanë luajtur dhe do të vijojnë të kenë një rol të posaçëm.

Dy bashkëbiseduesit po ashtu ndanë mendime vlerësuese për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, duke vënë në dukje faktin se, procesi i integrimit i ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një shtysë për një komunikim më vizionar, të drejtpërdrejtë dhe investime të përbashkëta në nivel rajonal.

Nga ana e tij, Wunderlich shprehu urimet për zgjedhjen e Ruçit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Pasi nënvizoi rëndësinë që kanë për Shqipërinë zbatimi i rekomandimeve për anëtarësimin e vendit në BE, Wunderlich u shpreh optimist për sinjalet pozitive që japin arritjet e parashtruara nga Ruçi në drejtim të hapjes së negociatave, duke vënë në dukje mbështetjen e Gjermanisë në këtë drejtim.

Në vijim të takimit, Wunderlich e informoi Kryetarin e Kuvendit lidhur me një projekt rajonal të bursave parlamentare për të rinjtë dhe rëndësinë e shtrirjes së tij në disa vende të rajonit. Dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e njohjes dhe angazhimit të të rinjve në procesin e integrimit europian, përmes edukimit të vlerave demokratike, institucionale europiane. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top