Connect with us

RUDINA DEMBAÇAJ TREGON KAFEN 6 ORËSHE, SI LINDI DASHURIA ME TË SHOQIN

Kuriozitete

RUDINA DEMBAÇAJ TREGON KAFEN 6 ORËSHE, SI LINDI DASHURIA ME TË SHOQIN

RUDINA DEMBAÇAJ TREGON KAFEN 6 ORËSHE, SI LINDI DASHURIA ME TË SHOQIN

Aktorja e humorit Rudina Dembaçaj është mjaft e preferuar për publikun shqiptar.

Rreth një vit më parë ajo u martua dhe pas disa muajsh u bë nënë e një vajze.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Why Not’ nga Roza Lati, ajo tregon se historia e dashurisë filloi nga një incident me makinën e saj.

“Më ngeci makina në lavazh, nuk ndizej. I thashë çunit, si t’ia bëjmë e më tha që është njëri këtu. I thashë të lutem ik thirre pak se isha veshur dhe si zonjë me taka të larta. Shkoi e më tha nuk vjen. Përse nuk vjen? Se nuk të njeh dhe nuk punon për çdo njeri. Shkova vetë, i thashë më ka ngecur makina dhe për asnjë moment nuk më pa në sy. E ndezi makinën, e rregulloi dhe më pas u bëra kliente e tij. Mund të them se ishte dashuri me shikim të parë, që në momentin kur e pashë më ka bërë përshtypje. Besoj se është dashuri me shikim të parë pasi u impresionova nga shikimi dhe sjellja e Aleksit”, u shpreh ajo.

Rudina shtoi se i pëlqente por nuk mund të thotë se kjo shkëndijë filloi direkt, por pranon se ishte një vit e gjysmë që ishte kliente dhe e merrte në telefon për pyetjet nga më idiotet.

“Ne e pinim kafen çdo ditë në të njëjtën kafe dhe e përshëndesja. Kafja jonë e parë ka qenë rastësi. Unë po kaloja shumë shpejt me makinë te lagjia ime dhe më mori ne telefon e më tha: Ec pak më avash. U ktheva, pimë një kafe që zgjati 6 orë. Pastaj fejesën, martesën i bëmë shumë shpejt,” u shpreh Rudina. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top