Connect with us

Sekuestrohen 5 thasë me drogë me destinacion Greqinë, pranga dy poseduesve

Kuriozitete

Sekuestrohen 5 thasë me drogë me destinacion Greqinë, pranga dy poseduesve

Sekuestrohen 5 thasë me drogë me destinacion Greqinë, pranga dy poseduesve

Policia e Fierit ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 41 kilogramë lëndë narkotike nmë sajë të një operacioni antidrogë të koduar “Dukas” ndërsa janë vënë në pranga edhe dy poseduesit e saj.

Burime policore bëjnë me dije se të arrestuarit janë identifikuar si Neritan Blido, 28 vjeç, dhe Spartak Kamberaj, 26 vjeç, të dy banues në lagjen "Dukas", Patos.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen "Dukas", gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, gjithsej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top