Connect with us

Sekuestrohen armë dhe drogë, tre persona në pranga

Kuriozitete

Sekuestrohen armë dhe drogë, tre persona në pranga

Sekuestrohen armë dhe drogë, tre persona në pranga

Tre persona janë shoqëruar në komisariat pas konstatimit se ushtronin veprimtari të kundraligjshme të shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Tiranës njofton se ka ndaluar në kushtet e flagrancës, në rrugën “Ibrahim Rugova”, Elia Shahu, 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe Fatjon Ormani, 21 vjeç, banues në Tiranë. Këta dy shtetas ushtronin veprimtarinë e kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit "Cannabis Sativa“, kryesisht në shkollat e mesme, si dhe në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të tyre, u sekuestrua një sasi prej 26.8 gram lëndë narkotike, e dyshuar kanabis.

Ndërkohë, në Paskuqan, është ndaluar edhe një tjetër person, Elton Laçi, 24 vjeç, nga Tirana.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe lokalin e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 kg e 357 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sattiva", 1 armë gjahu teke, 4 fishekë model 56, një automjet tip “Ford”, dhe një aparat celular.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor, Tiranë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top