Kuriozitete
Sërish dhunë në familje, burri shkel urdhrin e mbrojtjes dhe rreh bashkëshorten
Sërish dhunë në familje, burri shkel urdhrin e mbrojtjes dhe rreh bashkëshorten
Nuk kanë të ndalur rastet e dhunë në familjen shqiptare, që me gjasë janë më të shumtë, pasi jo të gjithë denoncohen në polici.
Së fundmi, një burrë ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Këlcyrë, ku në pranga ka përfudnuar shtetasi Safet. S, 56 vjeç.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.S, si dhe ka shkelur urdhërin e mbrojtjes së menjëhershme, të lëshuar në datën 14.09.2017 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, për këtë shtetase.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.