Kuriozitete
Shembet masivi i dheut, vdes aksidentalisht një i ri
Shembet masivi i dheut, vdes aksidentalisht një i ri
Një i ri ka mbetur i vdekur si pasojë e shembjes së dheut. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skënderajt, në Kosovë.
Viktimë e këtij aksidenti tragjik, ka mbetur Edison Abazi, nga fshati Kllodernicë e Skenderajit, i cili ishte duke punuar në fshatin Llaushë.
25-vjeçari kishe mbetur pa shenja jete pasi në kanalin rreth katër metra të thellë është shembur dheu, ndërsa përpjekjet e punëtorëve të tjerë për ta ndihmuar kanë qenë të kota.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, konfirmoi për ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që nuk dha më shumë detaje. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.