Kuriozitete
Sherr mes të rinjve në gjimnaz, adoleshenti ther me thikë shokun e klasës
Sherr mes të rinjve në gjimnaz, adoleshenti ther me thikë shokun e klasës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një gjimnaz në qytetin bregdetar të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy nxënës janë konfliktuar me njeri e më pas sherri është përshkallëzuar deri në nxjerrjen e thikës.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “Antoni Athanas” në Sarandë, në një klasë të vitit të tretë.
Ngjarja është shënuar gjatë orës së dytë kur Kastriot Xhanga, plagosi me thikë shokun e klasës Kostandin Bodinin, pas një sherri për motive të dobëta.
Bodini ka plagë të lehta në krah dhe në barkë, ndërsa është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka ndaluar Kastriot Xhangën dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të sherrit të cilat përfunduan me një të plagosur. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.