Connect with us

SHERR MES TË RINJVE, NJËRI PLAGOSET ME THIKË

Kuriozitete

SHERR MES TË RINJVE, NJËRI PLAGOSET ME THIKË

SHERR MES TË RINJVE, NJËRI PLAGOSET ME THIKË

Një person është shoqëruar në polici, pasi goditi me thikë një 28-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kastrioti”, në Fushë-Krujë, ku sipas policisë gjithçka ka nisur pas një konflikti për motive banale.

Luan Tara, 26 vjeç, nga Durrësi, pas konfliktit me 28-vjeçarin, L.XH, banues në Fushë-Krujë, e ka goditur këtë të fundit me thikë në trup.

I lënduari është dërguar në spitalin e Traumës, në Tiranë, ku fatmirësisht nuk paraqet rrezik serioz për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale, "Plagosja e rëndë me dashje" dhe" Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". /k.k/noa.al/

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top