Connect with us

Sherri i Edi Ramës para kamerave, reagimet e forta të gazetarëve

Kuriozitete

Sherri i Edi Ramës para kamerave, reagimet e forta të gazetarëve

Sherri i Edi Ramës para kamerave, reagimet e forta të gazetarëve

Gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndaj gazetarëve një ditë më parë ka sjellë reagime të ashpra ndaj kësaj sjelljeje të kreut të qeverisë.

Ja disa nga reagimet që NOA ka mbledhur në forumin e mëposhtëm:

Desada Metaj, kryeredaktore e emisionit “Opinion”, Tv Klan

1.

Faleminderit Edi Rama! Ndjesë që kemi qëlluar të paditur përballë një kryeministri piktor, injorant dhe arrogant. Vetëm mos u frikëso se ne nuk të heqim dot as mandatin dhe as banditët që ke për bashkëpunëtorë. Sepse injoranca nuk na bëri dot trafikantë dhe shokë me ty!

2.

Meqë i ka bezdi pyetjet po e kënaqim kryeredaktorin Edi Rama me një përgjigje:

Yee: “I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”

Puç puç media kazanit

Dritan Kaba, opinionist

Dy rrugët e gazetarëve: O tek “shihemi në gjyq” – o në gjykatën e Lartë

Gazetaret qe e ndjejne veten te ofenduar kane dy rruge Njera ta ftojne te dielen ne emisonin e Eni Cobani “Shihemi ne gjyq” per seance pajtimi ose te behen bashke dhe ta hedhin ne gjyq. Me poshte gjejne nenin ku duhet t’i referohen gazetaret. E mira e ketij gjyqi eshte se nuk behen tre shkalle, por vetem nje, se Edi Rama si person me imunitet gjykohet vetem ne Gjykaten e Larte. Me ate rast kane edhe mundesi te bejne kronika.

NENI 239 Fyerja për shkak të detyrës (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 56)

Fyerja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kronikat mund t’i bejne ne dy menyra. Njera, ate qe ne ahumicen e kohes e bejne, ku Skenderbeu triumfon me “Diturine” e tij, ndaj tyre dhe ata i kerkojne falje se e shqetesuan dhe qeshin me shakate plot kripe te Liderit Global.

Tjetra, qe pak kush e ka bere deri me sot, te fitojne betejen per veten e tyre.

Sonila Meço, opinioniste e gazetës “Albanian Free Press”

“Ik mëso! Të të vijë turp! Je i paditur! Je i paformuar! Flet përçart! Je për të të qarë hallin! Kjo është pyetje idiote! Amplifikator thashethemesh! Kazan! Thirri mendjes! Je problem i madh! Përsërite pyetjen ta marrin vesh të gjithë ç’idiot je!”

Sa i fyer do të ndiheshe nëse ta thonë në sy teksa bën punën tënde? Kujt do t’ja toleroje? Si do të ndiheshe? Çfarë do të bëje? Ç’të takon të bësh?

Kjo është gjuha e kryeministrit ndaj një gazetari, ndaj të gjithë gazetarëve, ndaj medias. Janë dy pushtete të pavarura. Po nëse gazetari do të përdorte të njëjtën gjuhë? Pa provoni t’i lexoni në të kundërt, si gjuha e gazetarit ndaj pushtetarit. Përsëritini frazat, por tashmë në gjuhën e gazetarit! Të patolerueshme nga kushdo ndaj kujtdo, por kujt do t’i përshtateshin më shumë?

Klara Dervishi, kryeredaktore e TV Ora News

Po te kisha une mikrofonin sot te kryeministri do kisha dashur qe bashke me koleget ta kisha lene te fliste me veten… nuk mburrem dot te them qe do ta beja, por fatkeqesia me e madhe eshte qe 27 vite demokraci ne leter dhe ne nuk kemi mendere ta bejme kete … Kush?! Ne gazetaret qe duhet te orientojme shoqerine e ketij vendi ku shpresa ka vdekur me kohe. Kjo eshte me e pakta fatkeqesia ime dhe e djalit qe po rris e duhet ta rris ne kete vend… (kush do guxonte ta bente kete bojkot ndaj kryeministrit qe shqiptaret votojne?! Se mos harroj..une kam vite qe nuk votoj per askend dhe mire kam bere)…

Edmond Arizaj, gazetar

Kur mafiozet bejne politike, politikanet bejne gazetari dhe gazetaret bejne mafien…nuk mjafton shpata e Aleksandrit te Madh per ta zgjidhur kete nyje gordiane…

Alfons Zeneli, gazetar

“Ti je psikopat, pervers, palle, pusht, pederast, bukëshkalë, batakçi, bashibozuk, delenxhi, drogaxhi, dallkauk, krromash, lyrash, pabreks, hajdut, gjobëvënës, i çmendur, amoral, vulgar, tyryfyl, arrogant, përdhunues, karallo, frikacak. i pabese. mallkim, trafikant, legen, debil i sëmurë, i papërgjegjshëm, pen urash, thithës, maniak, me kartelë, zorzop, kopil.

Mos e merr për fyerje. Nuk po të fyej. Thjesht po jap mendimin tim për ty.

Nada Gurrashi, gazetare

…Më erdhën ne mend disa pamje filmike, dhe qetësia budiste e Sokol Olldashit, kur, vite me pare drejtonte një komision hetimor, tek shikonte kryeministrin e sotëm, t’i binte me grusht një foltoreje dërrase, te cilën e shkërmoqi bashke me mikrofonin, se sokëllinte si ari qe po ngordh për salmon, dhe i thotë: “Budalla më të gjatë se ty nuk kam parë”. Kaq i tha, dhe e la në raptusin e vet. ….T’iu thuash gazetarëve, sidomos atyre të terrenit, qe piqen ne diell, shi, lluce, zgëqe, qe rrijnë ore e pa ore ne gatishmëri, nga mëngjesi ne darke, dhe e shohin veten te sfiduar, kur as i denjojnë t’u ndalojnë, po hyjnë si cuba ne makina, dyert e te cilave ua hapin bodyguard-et, thjesht për te informuar dhe për te dëgjuar perlat qe nxjerr nga goja çdo politikan, mafioz, i droguar, tutor i këtij vendi i veshur me pushtet: Jeni te palexuar Beni pyetje idiote As e keni idenë se çfarë po ndodh Mblidhni mendjen Kazane E shume te tjera, dhe ne fund te besh sikur reflekton e pyet medemek me naivitet acarues: perse na qenkan revoltuar gazetaret?

Eshte me e pakta gallate. me e shumta eshte ajo puna e fshatit dhe asaj qe krihet e gazetaret nuk ia kishin ngene, Prandaj me dinjitet, vullnet te lire dhe ne respekt te vetes, larguan mikrofonet dhe e lane si peme. Meqenese pretendimi i km ishte qe shprehu nje opinion dhe nuk fyeu e intimidoi njeri, edhe une po shpreh nje opinion: eshte thjesht nje krye

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top