Kuriozitete
Shokuese! Nëna djeg të gjallë dy fëmijët e saj, pamjet ja tregon bashkëshortit
Shokuese! Nëna djeg të gjallë dy fëmijët e saj, pamjet ja tregon bashkëshortit
Një grua është arrestuar pasi është akuzuar si vrasëse e dy djemve të saj, përkatësisht 1 dhe dy vjeç, duke i djegur të gjallë në furrë.
Ngjarja shokuese ka tronditur opinionin publik dhe ka sjellë reagime të ashpra në rrjetet sociale.
Gjithçka ka ndodhur në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, ku nëna, pasi vrau fëmijët e saj, ja tregoi skenën e tmerrshme bashkëshortit, babait të të vegjëlve.
Hetuesit thonë se Lamora Williams i kishte futur djemtë në furrë dhe i kishte mbajtur aty nga e enjtja pasmesnate deri të premten rreth orës 23:00.
Ëilliamse kishte thirrur babanë e fëmijëve, Jameel Penn, të premten në mbrëmje dhe ia kishte shfaqur pamjet e ngjarjes së krimit, përfshirë fëmijët djegur të shtrirë në dysheme.
Pas kësaj Penn e ka thirrur policinë. Williams u arrestua të shtunën dhe po mbahet në burg në pritje të gjyqit. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.