Connect with us

SHPËRTHEN MAMAJA E VIOLA SPIROS: DUA T’U NXJERR SYTË DHE THYEJ GISHTAT

Kuriozitete

SHPËRTHEN MAMAJA E VIOLA SPIROS: DUA T’U NXJERR SYTË DHE THYEJ GISHTAT

SHPËRTHEN MAMAJA E VIOLA SPIROS: DUA T’U NXJERR SYTË DHE THYEJ GISHTAT

Brunilda Spiro, e ëma e Viola Spiros, duket se nuk i ka pritur aspak mirë raportimet që janë bërë këto ditë në media lidhur me arrestimin e Valentin Selajt në Itali, i dashuri i moderatores së njohur i akuzuar për trafik kokaine.

Në një status të gjatë në Facebook, Brunilda Spiro nuk i ka kursyer akuzat e saj ndaj gazetarëve, për të cilët thotë se “nëse do të mundej, do t’i thyente gishtat gazetarëve, nxirrte sytë e shkurtonte gjuhën.”

Sipas së ëmës së Viola Spiros, emri i vajzës së saj është keqpërdorur nga media këto ditë, duke e etiketuar dashurinë e saj me të arrestuarin, si të varur prej parave.

“Ktheni pasqyrën nga vetja!Larg gjuhët e liga nga vajzat e mia! Nëse do mundesha, do ju thyeja gishtat, ju gazetarëve, do ju nxirrja sytë, do ju shkurtoja gjuhën dhe kjo mizori do më falej nga e drejta e mëmësisë. Njësoj si klloçka, që i nxjerr sytë gjithkujt, që ngacmon zogjtë e saj,” shkruan mes të tjerash Brunilda Spiro

Lajmi për arrestimin e të dashurit të Viola Spiros në Itali u përhap me shpejtësi ditët e fundit, ndërsa vetë moderatorja nuk ka reaguar ende për këtë çështje.(e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top