Connect with us

Shqiptari i rrallë! Shefi gjerman: E kam punëtor të mirë, mos e dëboni

Kuriozitete

Shqiptari i rrallë! Shefi gjerman: E kam punëtor të mirë, mos e dëboni

Shqiptari i rrallë! Shefi gjerman: E kam punëtor të mirë, mos e dëboni

Xhezo Ajazaj, shqiptari 31 vjeçar, i mbërritur në Gjermani tri vite më parë si refugjat, shtron me pllaka tre banjo brenda një orari pune.

“Ai është punëtori ynë më i mirë”, thotë shefi i tij i punës, Martin Habeland, shkruan bild.de.

Por, duket se Zhezo, nuk do të jetë edhe për shumë gjatë në Gjermani.

Ajazaj, së bashku me të shoqen, Artiolën dhe tri vajzat e vogla (8 vjeçe, 4 vjeçe dhe 8 muajshe) duhet të kthehen nga kanë ardhur, në Shqipëri.

“Xhezo është një koleg i jashtëzakonshën, gjithmonë i zellshën dhe i përpikët. Përse vallë të dëbohet pikërisht ai dhe jo ata të huaj që janë ndeshur me ligjin”, thotë Habeland.

Xhezo pra ka një punë të rregullt, Artiola planifikon të ndjekë një kualifikim profesional ndërsa fëmijët vijojnë shkollën ose kopshtin ndërsa gjermanishten e flasin më mirë se shqipen.

Integrimi pra, plotësisht i suksesshëm e megjithatë është vendosur për dëbimin e tyre.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top