Connect with us

Shullazi përplaset edhe me ish-drejtorin e policisë: Më trego provat pse më ke shoqëruar

Kuriozitete

Shullazi përplaset edhe me ish-drejtorin e policisë: Më trego provat pse më ke shoqëruar

Shullazi përplaset edhe me ish-drejtorin e policisë: Më trego provat pse më ke shoqëruar

Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, përballë të pandehurit Emiljano Shullazi, ka dalë dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, lidhur me kërcënimet ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Teksa Hodaj jepte dëshminë, Shullazi i është kthyer ashpër duke i kërkuar shpjegim se mbi çfarë provash është shoqëruar në polici dhe se kush ia ka dhënë emrin.

“Ta kanë dhënë profesorët. Pse kushdo që mund të akuzojë dikë mund të shkojë në burg?”, tha Shullazi.

Nga ana e tij Hodaj tha se ka respektuar vetëm ligjin dhe rregullin.

Më tej bëri me dije se është telefonuar nga drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe kur ka shkuar, ka gjetur rektorin në detyrë Dhor Kule.

Në vijim Hodahj tha se i është ngarkuar detyra të takojë Mynyr Konin, i cili asokohe kandidonte për rektor.

“Kur shkova ai ishte i tronditur. E shoqërova me makinën time në Gardën e Republikës. Më pas Koni është shoqëruar në komisariat ku ka bërë edhe kallëzimin për kërcënimin”, tha ish-drejtori i policisë. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top