Connect with us

“Shumë inteligjente për të qenë në burg”, si i shpëtoi dënimit vajza që plagosi të dashurin?

Kuriozitete

“Shumë inteligjente për të qenë në burg”, si i shpëtoi dënimit vajza që plagosi të dashurin?

Rasti i një studenteje të Oksfordit, e cila u quajt shumë e zgjuar për të ndenjur në burg, ka krijuar komente të shumta në publik, ndërsa njerëzit thonë se do të ishte gjykuar krejtësisht ndryshe nëse të njëjtin veprim do ta kishte kryer një mashkull.

Lavinia Woodward, një studente e mjekësisë, e cila shpreson të bëhet kirurge, ka pranuar se ka plagosur në këmbë të dashurin, Thomas Fairclough, me të cilin ishte njohur në Tinder. Ngjarja ka ndodhur gjatë një zënke mes tyre në kolegjin Christ Church. Ditën e djeshme gjykatësi vendosi lirinë dhe shpalljen e pafajësisë së vajzës, edhe pse ajo e kishte pranuar vetë plagosjen.

Vajza doli e lirë nga burgu, ndërsa protestues të shumtë thanë sot se ajo u gjykua me simpati nga sistemi i drejtësisë, ndërsa të tjerë shprehem se drejtësi ka bërë dallimi mes gjykimit të një femre dhe të një mashkulli.

Gjatë procesit gjyqësor, 24-vjeçarja pranoi krimin “e pavullnetshëm” dhe kërkoi nga gjyqtari që të kishte mëshirë për të pasi një vendim me burg do t’i ndërpriste ëndrrën për t’u bërë kirurge.

Në proces ajo paraqiti vlerësimet e marra nga pedagogët e saj, si një studente e shkëlqyer dhe u lut që ta lejonin që të vazhdonte studimet.

Në përfundim, arsyetimi i gjyqtarit ishte:

Ajo është shumë e zgjuar dhe burgu mund të dëmtoj karrierën e saj”.Vazhdoni me lajmin duke shtypur LKSCOMën e mëposhtme dhe pas 5 sekondave e keni lajmin poshtë LKSCOMes

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top