Connect with us

Situatë problematike në Fushë Krujë, çahet asfalti, shembet ura e Drosë

Kuriozitete

Situatë problematike në Fushë Krujë, çahet asfalti, shembet ura e Drosë

Situatë problematike në Fushë Krujë, çahet asfalti, shembet ura e Drosë

Forcat e Policisë së Shtetit, Zjarrfikësve dhe Ushtrisë kanë zbritur në terren për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet në të gjithë vendin.

Situata e reshjeve pritet të përmirësohet gjatë mbrëmjes së sotme në Qendër dhe Veri, por e pazakontë gjendja do të jetë në Jug të vendit ku janë përqendruar forcat për përballimin e situatës dhe evakuimin e njerëzve të rrezikuar.

Ndërkohë një situatë problematike paraqitet në Fushë Krujë ku ka ardhur edhe apeli për ndihmë. Mësohet se lumi Derven ka dalë nga shtrati duke përmbytur kështu 1500 familje.

Ndërkohë që është e pakalueshme rruga Fushë Krujë- Milot pasi asfalti është çarë dhe është shembur ura e Drosë. Ura është në rrugën dytësore e cila lidh katër qytete: Fushë Krujë, Mamurras, Laç dhe Milot.

Shkak i shembjes është bërë niveli i lartë i ujit të lumit, i cili është i rrëmbyeshëm, ndërkohë që ka ndikuar edhe amortizimi i saj.

Mësohet se tre lagje janë përmbytur nga reshjet e dendura. Uji ka hyrë në katet e para të banesave dhe njerëzit kanë hipur në katet e dyta në Fushë Krujë. Në Derven dhe disa zona të tjera niveli i ujit ka arritur në 2 metra lartësi. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top