Kuriozitete
Skandali me cigaret kontrabandë, dorëhiqet drejtori në Portin e Durrësit
Skandali me cigaret kontrabandë, dorëhiqet drejtori në Portin e Durrësit
Një ditë pas skandalit me kontrabandën e cigareve në Portin e Durrësit, ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Operacionale në këtë port. Fatjon Sulaj vinte nga radhët e LSI, dhe ka mbajtur këtë detyrë për katër vite.
Vetë Sulaj e sheh aktin e dorëheqjes si një akt demokracie, ndërsa ka falenderuar të gjitha ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.
"Dorëheqja një akt themelor qytetarie dhe demokracie. Falenderoj eprorët për besimin, kolegët për mbështetjen, dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këtë rrugëtim të gjatë që patëm bashkë", shprehet Sula përmes një postimi në rrjetin e tij social.
Ditën e djeshme Drejtoria e Doganave bllokoi një sasi prej 6,100 koli cigaresh të ardhura në Portin e Durrësit.
Në një deklaratë të shpërndarë nga Ministria e Financave, bëhej me dije se vlera e cigareve të sekuestruara ishte rreth 610 mijë euro, ndërsa i përkisnin shoqërisë së transportit “CMA –CGM”, Durrës.
Sasia e cigareve e gjetur në 5 kontenierët e ndaluar, sipas deklaratës së shpërndarë nga Ministria e Financave, nuk kishte pullë fiskale. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.