Connect with us

Të miturës i vjen cikli në klasë dhe bën karrigen me njollë, mësuesja i bërtet… ajo vret veten

Kuriozitete

Të miturës i vjen cikli në klasë dhe bën karrigen me njollë, mësuesja i bërtet… ajo vret veten

Një histori e hidhur nga ato mund të dhimbshmet që mund të dëgjohen, i ka ndodhur një vajze vetëm 12 vjeçe.

Historia vjen nga India, ku vajza e mitur u desh të përballej në mënyrën më tragjike të mundshme me momentin e ardhjes për herë të parë, të ciklit të menstruacioneve.

Ajo ndodhej në klasë në mësim, kur vogëlushja pa rrobat dhe karrigia ishin bërë me gjak. Një situatë që mund t’u ketë ndodhur shumë femrave, por që reagimi i mësueses së saj ishte fatal. Ajo i bërtiti vogëlushes përpara gjithë klasës duke e poshtëruar.

E mitura e traumatizuar nga ajo që i ndodhi, pak pasi mbërriti në shtëpi, u hodh nga tarraca e shtëpisë së fqinjit të saj. Tragjedia ndodhi në Palayamkottai Toën, në distriktin e Tirunelveli, në jug të vendit më 30 gusht.

Prindërit e së ndjerës, të dëshpëruar gjetën një letër që e mitura kishte lënë para aktit tragjik, ku shpjegonte arsyet që e shtynë drejt flijimit, shkruan noa.al.

“Deri më sot nuk më kishin bërtitur kurrë, pse mësuesja më bërtiti ashtu?”, shkruante vogëlushja Policia ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen dramatike, duke marrë në pyetje shumë persona, mes tyre dhe mësuesen e përfshirë direkt. Kjo ngjarje u pasua me protesta të ashpra nga banorët e zonës, ku për normalizimin e situatës u desh ndërhyrja e policisë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top