Connect with us

Të shtëna me armë mbi një turmë njerëzish në SHBA, raportohet për tre të vdekur

Kuriozitete

Të shtëna me armë mbi një turmë njerëzish në SHBA, raportohet për tre të vdekur

Të shtëna me armë mbi një turmë njerëzish në SHBA, raportohet për tre të vdekur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbi një turmë njerëzish në një kompleks zyrash në Edgewood, në Maryland, jo shumë larg Baltimoras. Policia raporton për të paktën tre persona të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

Personi që hapi zjarr është në arrati, ndërsa policia i është vënë nga pas. Ndërkohë autoritetet lokale kanë mbyllur të gjitha shkollat e zonës dhe është evakuuar qendra tregtare.

Ngjarja ndodhi në zonën e Emmorton Business Park, në lokalitetin e Edgewood. Në zonë ndodhen shumë hotele, aktivitete tregtare e koncesionarë makinash.

E gjithë zona është izoluar dhe policia u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg ose kush ndodhet në brendësi të gjejë një strehim. Nuk është ende e qartë dinamika e kësaj ngjarje. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top