Connect with us

Thaçi: Jepni nënshtetësi për shqiptarët e Kosovës. Meta: I padrejtë kushti për vizat

Kuriozitete

Thaçi: Jepni nënshtetësi për shqiptarët e Kosovës. Meta: I padrejtë kushti për vizat

Thaçi: Jepni nënshtetësi për shqiptarët e Kosovës. Meta: I padrejtë kushti për vizat

Ilir Meta ndodhet në Kosovë ditën e sotme në vizitë zyrtare, për herë të parë pas marrjes së detyrës si President.

Ai është takuar me homologun Hashim Thaçi, ku i është kërkuar prej tij që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi shqiptare në mënyrë që të kenë mundësi të lëvizin të lirshëm në Europë.

“Demarkacioni është kusht i domosdoshëm që të ndodhë liberalizimi i vizave, por nuk shoh perspektivë të Kuvendit. I lutem që duke respektuar me të drejtën për dy shtetësi tu lejojnë qytetarët e Kosovës të aplikojnë për nënshtetësi. Kjo është shpresa e vetme për të kryer lëvizjen lirshëm”, u shpreh Presidenti i Kosovës.

Në fjalën e tij Thaçi tha se Shqipëria është partnere me rëndësi.

Nga ana e tij Meta nënvizoi mbështetjen ndaj Kosovës sa i takon perspektivës europiane.

Sipas tij, zgjidhja nuk është të merret nënshtetësi për të gjithë, por tejkalimi i këtij problemi.

“Shpresoj që pas zgjedhjeve të ardhshme vendore me një dialog edhe më aktiv me BE e Malin e Zi të zhbllokojë këtë çështje pasi nuk bëhet fjalë vetëm për liberalizimin e vizave”, deklaroi Presidenti Meta.

Ai e ka cilësuar si të padrejtë kushti që BE i ka vënë Kosovë për të përmbushur në mënyrë që të fitoj vizat.

“Është e padrejtë që demarkacioni të bëhet kusht për Kosovën në mënyrë që të fitoj liberalizimin e vizave”, ka thënë Meta.

Thaçi dhe Meta kanë dalë me një deklaratë të përbashkët mbi marrëdhëniet vëllazërore dhe partneritetit strategjik, ku rikonfirmohet vullneti i ndërsjellë dhe rritja e thellimit të bashkëpunimit vëllazëror e strategjik dhe me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë dokument, dy Presidentët u pajtuan që të përshpejtojnë proceset e integrimit të të gjitha vendeve të rajonit që dëshirojnë të anëtarësohen në BE dhe NATO.

Po ashtu u dakordësua për hartimin e një dokumenti strategjik për anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE dhe NATO.

Një pikë tjetër e deklaratës është liberalizimi sa më i shpejtë të vizave mes Bashkimit Europian dhe Kosovës, si dhe angazhimin e Kosovës që të bëjë çdo përpjekje të zgjidhë në mirëbesim dhe mirëkuptim çështjet që lidhen me marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top