Connect with us

Topalli feston ditëlindjen, surpriza e veçantë e të rinjve shkodranë

Kuriozitete

Topalli feston ditëlindjen, surpriza e veçantë e të rinjve shkodranë

Topalli feston ditëlindjen, surpriza e veçantë e të rinjve shkodranë

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila në zgjedhjet e qershorit nuk u kandidua për deputete në radhët e Partisë Demokratike, vijon të ketë mbështetje të madhe.

Ditën e sotme ajo feston ditëlindjen dhe me këtë rast është surprizuar nga një grup të rinjsh shkodranë, mbështetës të saj.

Ata kanë organizuar një festë surprizë, ku me mbërritjen e zonjës Topalli e ka pritur një tortë bardhë e blu.

“Edhe 100 vite të tjera kontribut për Atdhe”, shkruhej mbi tortë.

Lidhur me këtë surprizë ajo ka bërë një status në Facebook, ku shkruan, “Shkodra është dashni. Surpriza e të rinjve të qytetit tim ishte dhurata më e embël që mund të prisja sot”.

Pavarësisht lënies jashtë parlamentit, Topalli nuk i ka ndalur angazhimet politike dhe as mesazhet për situatën në vend. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top