Kuriozitete
Tronditet kinematografia! Shuhet aktorja e njohur
Tronditet kinematografia! Shuhet aktorja e njohur
Shuhet në moshën 80-vjeçare aktorja e njohur Karin Dor.
Aktorja gjermane ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme në shtëpinë e pleqve në qytetin e Munichut.
Dor ka qenë e njohur për rolin e agjentes famëkeqe në filmin për James Bondin, “You Only Live Twice”, ku është paraqitur me rolin e Helga Brandt.
Aktorja ishte martuar tre herë gjatë jetës së saj dhe la pas vetëm një djalë.
Filmi i fundit ku ajo ka luajtur është në vitin 2015 në “The Misplaced World”, ku u paraqit me rolin e Rosas.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.