Connect with us

U dënua nga Gjykata me 20 orë lexim për shkak të tabelës së palexueshme

Kuriozitete

U dënua nga Gjykata me 20 orë lexim për shkak të tabelës së palexueshme

Gjykata në Munih e dënoi një djalosh 19 vjeç me 20 orë lexim sepse e kishte vozitur motorin me tabelë të regjistrimit që nuk ishte fare e qartë dhe ishte e pamundur të lexohej, transmeton gazetametro.net


Autoritetet e kishin vërejtur dy herë tabelën e palexueshme dhe këtë fakt gjykatësi e kishte theksuar gjatë shqiptimit të dënimit.

Djaloshi nuk kishte mësuar asgjë nga vërejtja e parë dhe për këtë tani duhet të shkojë në kurs për lexim, kishte vlerësuar gjykatësi.

Dënimin duhet ta “vuaj” në Universitetin e Shkencave Aplikative në Munih ku, bashkë me të rinjtë tjerë të cilët janë dënuar me dënime të ngjashme, është i lirë të zgjedh titujt e librave të cilët i interesojnë.

Pas “mbajtjes së dënimit”, orëve të leximit, djaloshi është i  obliguar të përpilojë raportin përfundimtar, e për këtë gjykata ishte mjaftë fleksibile sepse i lejoi të zgjedhë shprehjen e cila më së shumti i konvenon. Kështu mund të shkruaj një tregim të shkurtër, të krijojë një afishe apo të performojë një këngë rep./gazetametro.net

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top