Connect with us

Uji përmbyt nënstacionin elektrik, gjysma e Tiranës pa energji

Kuriozitete

Uji përmbyt nënstacionin elektrik, gjysma e Tiranës pa energji

Uji përmbyt nënstacionin elektrik, gjysma e Tiranës pa energji

Një pjesë e mirë e Tiranës vuan mbrëmjen e kësaj të enjte mungesën e energjisë elektrike. Njoftimi ka ardhur nga OSHEE e cila thekson se për shkak të përmbytjeve dhe prurjeve të mëdha, është ndërprerë energjia elektrike në disa zona të Tiranës.

Konkretisht, janë pa energji elektrike zonat: autostrada Tirane-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, Bashkia Vorë, pompat e ujësjellësit në Laknas, ujësjellësi Bërxullë, pallatet në fushën "Misto Mame", Yzberisht, pallatet "Giron", Unaza Re, Bashkia Kamëz, zona e Bregut të lumit dhe Valiasi i Ri.

Shkak është bërë futja e një sasie të madhe të ujit në nënstacionin e Kasharit, duke bërë shkëputjen e energjisë.

Për këtë shkak si mase sigurie kompania e OSHEE mori masën e stakimit të detyrueshëm. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top