Connect with us

Vasili: Skandal me trajtimin e mbetjeve, Rama zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit

Kuriozitete

Vasili: Skandal me trajtimin e mbetjeve, Rama zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit

Vasili: Skandal me trajtimin e mbetjeve, Rama zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilëson skandal strategjinë e trajtimit të mbeturinave të Kryeministrit Edi Rama, duke vënë në plan të parë djegien e tyre.

“Kryeministri skandal me inceneratorët e mbetjeve, po GIZ-i gjerman që e kundërshton, kazan është? Strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegien (incenerimin) është tërësisht e gabuar, sigurisht që kjo është bërë me qëllim”, shkruan Vasili në Facebook.

Ai thotë se Kryeministri s’ka lenë vend duke folur dhe inauguruar këtë “medemek kryevepër”, që e ka gjetur vetëm ai.

Po ashtu nënvizon se Kryeministri e ka kapur me qëllim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve dhe se ai po zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit.

Në këtë linjë shton se kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve, gjë që sipas tij e dëmton rëndë vendin për sot dhe per dhjetëra vjet në të ardhmen.

Vasili deklaron se GIZ-i dhe qeveria gjermane e thonë qartë, po ku dëgjon shkolëpaku?

Ai shprehet se shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, e njohur ndryshe si GIZ, ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për ndërtimin e inceneratorëve në disa rrethe të vendit.

“Incenerimi, një proces që kthen mbetjet në energji është zgjidhja e fundit. Fatkeqësisht më duhet të them që investimet më të mëdha po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet,” është shprehur Hermann Plumm për Dwelle. “Ne si GIZ dhe shumë donatorë të tjerë në Shqipëri do të dëshironim të mbështesnin qeverinë dhe bashkitë që të krijojnë një sistem që fillon nga fillimi dhe jo nga fundi i hierariksë,” ka deklaruar Plumm”, shkruan në mbyllje të qëndrimit të tij Vasili. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top