Kuriozitete
VDES POLITIKANI I NJOHUR, THEU SHTYLLËN KURRIZORE NË NJË PARK LOJËRASH
VDES POLITIKANI I NJOHUR, THEU SHTYLLËN KURRIZORE NË NJË PARK LOJËRASH
Kishte shkuar në një park lojërash për të argëtuar djalin e tij, por humbi jetën aksidentalisht.
Ai u përpoq që të bënte një veprim akrobatik, por ra keq dhe për pasojë theu shtyllën kurrizore.
Bëhet fjalë për politikanin e njohur në Rusi, Sergej Popoviç, 54 vjeç, i cili humbi jetën në në qendër të Krasnoyarsk.
Një djalë i vogël, i cili besohet të jetë i biri, është parë në një përpjekje të dëshpëruar për të ndihmuar burrin, pasi e kuptoi se përpjekja akrobatike shkoi shumë keq.
Politikani u deklarua i vdekur në kohën kur mjekët arritën në vendngjarje.
Popoviç ishte deputet i këshillit të qarkut Turukhanskiy që nga viti 2015, dhe ishte përgjegjës për politikën ekonomike të rajonit.
“Ky është një shembull tjetër se si në të vërtetë, jetët tona janë të brishta dhe mund të vdesim nga një rast banal”, shkruan një përdorues. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.