Connect with us

Veliaj në Javën Ndërkombëtare të Ujit, në Amsterdam: Kemi gati dy investime në Tiranë

Kuriozitete

Veliaj në Javën Ndërkombëtare të Ujit, në Amsterdam: Kemi gati dy investime në Tiranë

Veliaj në Javën Ndërkombëtare të Ujit, në Amsterdam: Kemi gati dy investime në Tiranë

Në vijim të vizitës së tij në Holandë, për të ndjekur Javën Ndërkombëtare të Ujit që u mbajt në Amsterdam, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë pjesë edhe i Forumit të Lëvizshmërisë dhe Qyteteve të Qëndrueshme.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku solli në vëmendje sfidën me të cilën u përball kryeqyteti sa i përket situatës së furnizimit me ujë.

“Jam shumë entuziast që pas dy viteve reforma në rrjetin tonë të ujësjellësit, tashmë Ujësjellësi i Tiranës është një histori suksesi. Histori suksesi sepse nga një kompani e falimentuar, e cila nuk furnizonte më shumë se 7 orë qytetin e Tiranës, sot është një kompani që jo vetëm po nxjerr fitim, jo vetëm e ka çuar në 14 orë furnizimin e qytetit, por po përgatitet për investimet për të sjellë 24 orë ujë në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai njoftoi edhe për dy investime të reja në rrjetin e ujësjellësit.

“Pas gjithë ristrukturimit që i bëmë ndërmarrjes së ujësjellësit, jemi në prag të firmosjes së kredisë me BERZH-in për të kryer dy investime kryesore. Së pari, një tubacion i cili sjell ujin nga Bovilla, në zonën e Astirit dhe të Unazës së Re, aty ku patëm edhe krizën me thatësirën këtë verë, për ta zgjidhur këtë problematikë; së dyti, një investim për rritjen e kapacitetit të filtrimit në Bovillë, që do të na mundësojë dyfishimin e ujit që filtrohet për të furnizuar qytetin e Tiranës”, shtoi Veliaj.

Me këto dy ndërhyrje, sipas tij, i jepet zgjidhje përfundimisht situatës së emergjencës, çka i jep mundësi më pas Bashkisë së Tiranës të mendojë për zgjidhjen përfundimtare dhe sigurimin e furnizimit me uji 24 orë.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top