Connect with us

Veliaj uron për rizgjedhjen Shpend Ahmetin dhe Teuta Arifin

Kuriozitete

Veliaj uron për rizgjedhjen Shpend Ahmetin dhe Teuta Arifin

Veliaj uron për rizgjedhjen Shpend Ahmetin dhe Teuta Arifin

Mesazheve të urimit për rizgjedhjen në krye të Komunës së Prishtinës të Shpend Ahmetit dhe në Komunën e Tetovës në Maqedoni të Teuta Arifit, u është bashkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Tëitter, ku thekson se tashmë është koha për të çuar edhe më tej përpara bashkëpunimin e nisur një vit më parë me Bashkinë e Tiranës.

“Urime Shpend. A & Teuta Arifi për rizgjedhjen në Prishtinë e Tetovë. Një vit pas Unionit të Bashkive Shqiptare, koha ta çojmë më tej bashkëpunimin”, shkruan Veliaj.

Një vit më parë u konkretizua nisma e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për krijimin e rrjetit të kryetarëve të bashkive dhe komunave që drejtohen nga shqiptarët në rajon me qëllim krijimin e një klime dhe të gjithë mekanizmave të nevojshëm të bashkëpunimit mes qyteteve shqiptare në rajon.

Marrëveshja e bashkëpunimit e firmosur nga kryetarët e bashkive parashikon krijimin e një platforme bashkëpunimi, e cila do t’u lejojë bashkive të rrisin shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në fushat e urbanistikës, inovacionit, mjedisit, kulturës dhe formave të reja të financimit. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top