Kuriozitete
Vëllai dhunon motrën adoleshente, e largon me forcë nga shkolla
Vëllai dhunon motrën adoleshente, e largon me forcë nga shkolla
Një i ri nga Vlora ka përfunduar në qelitë e paraburgimit pasi ka dhunuar motrën e tij adoleshente. I dyshuari i ndaluar për dhunën është Geri Lushaj, 27 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij erdhi pasi ditën e djeshme 27 vjeçari ka shkuar pranë ambienteve të Gjimnazit ''Ali Demi'' dhe ka marrë me forcë e pa dëshirën e saj, motrën e tij, shtetasen, F. Lushaj, 17 vjeçe, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj për motive të dobëta.
Mësohet se konfliktet mes vëllait dhe motrës ishin të përsëritura, për shkak se i riu njihej si natyrë problematike, por ditën e hënë situata ka përfunduar në dhunë, duke e detyruar vajzën t’i drejtohet policisë për ndihmë.
Nga hetimet policore rezulton se Geri Lushaj ka qenë edhe më parë i dënuar për veprën penale të dhunës në familje.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj tij për veprën penale ''Dhunë në familje''. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.