Connect with us

VIDHET BRENDA 2 MINUTASH DYQANI I CELULARËVE, PUBLIKOHEN PAMJET

Kuriozitete

VIDHET BRENDA 2 MINUTASH DYQANI I CELULARËVE, PUBLIKOHEN PAMJET

VIDHET BRENDA 2 MINUTASH DYQANI I CELULARËVE, PUBLIKOHEN PAMJET

Këto janë pamjet e momentit kur një grup hajdutësh thyejnë një dyqan kompjuterësh e telefonash në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë shkollës “Vasil Shanto”, në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi duke u gdhirë dita e martë me 21 Nëntor, ndërsa e gjithë grabitja ka ndodhur 1 minutë e 46 sekonda. Kompanisë private të sigurisë i duheshin së paku 5 minuta të mbërrinte në vendin e ngjarjes.

Autorët futen në dyqan dhe i drejtohen direkt banakut, ku edhe ndodhen telefonat celularë. Madje ata zbulojnë edhe një vend sekret ku mbaheshin telefonat e shtrenjtë apo të klientëve që i kishin sjellë për riparim, shkruan tvKlan.

Të maskuar me bluzë me kapuç, të pajisur me dorashka për të mos lënë gjurmë, si dhe me një çantë për të futur sendet, keqbërësit mundën të merrnin mbi 60 telefona si dhe disa tabletë. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top