Kuriozitete
Zbardhen raportet që Këshilli i Mandateve i dërgoi Kuvendit për Saimir Tahirin
Zbardhen raportet që Këshilli i Mandateve i dërgoi Kuvendit për Saimir Tahirin
Zbardhen raportet që Këshilli i Mandateve dhe Rregullores i ka dërguar Parlamentit të Shqipërisë lidhur me kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, kontrollin personal dhe të banesës së tij.
“Ditën e hënë, datë 23 tetor 2017, në orën 14:00, pranë Kuvendit të Shqipërisë janë depozituar rekomandimet e shumicës parlamentare dhe të pakicës parlamentare për kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, të depozituar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me shkresën nr. 9906 datë 19.10.2017 për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Saimir Tahiri”, thuhet në faqen e Kuvendit ku edhe janë publikuar raportet.
Në raportin e mazhorancës shkruhet se Prokuroria nuk kishte çuar në Këshillin e mandateve fakte dhe as indicie.
Gjithashtu shkruhet se kërkesa e prokurorisë ka qenë e nxituar nga bindje politike. "Nuk ka asnjë fakt që Tahiri komunikoi me Habilajt, arrestimi i tij është kërkuar pa pasur asnjë hetim", shkruhet në raport. /b.l/noa.al/
Raporti rekomandues i deputetëve të mazhorancës
Raport rekomandues i deputeteve te opozites
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.