Connect with us

Zbardhet dëshmia e Nezar Seitit: Ja lidhja ime e krushqisë me Moisi Habilajn

Kuriozitete

Zbardhet dëshmia e Nezar Seitit: Ja lidhja ime e krushqisë me Moisi Habilajn

Zbardhet dëshmia e Nezar Seitit: Ja lidhja ime e krushqisë me Moisi Habilajn

Zbardhet dëshmia e Nezar Seitit, një prej 8 personave të dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Habilaj”. Përpara oficerëve gjyqësore, 40-vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj, ka lidhje krushqie.

“Me shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, kam lidhje krushqie, pasi bashkëshortja ime i ka kushërinj. Moisiu më vizitoi kur kreva një ndërhyrje në Itali. Vëllezërit i kam takuar kur jam kthyer në Shqipëri. Me Moisiun dhe Florianin takohem rrallë, ndërsa me Artanin me shpesh”, kështu u shpreh Nezar Seiti, shkruan ‘News24’.

Seiti, i arrestuar mbrëmjen e 19 tetorit, ka rrëfyer para prokurorëve se prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali, por vinte shpesh në Shqipëri, për të vizituar prindërit në fshatin Gjorm.

Për këtë shkak u gjend në Vlorë, ku dhe u arrestua për llogari të prokurorisë së Katanias, me akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim. Fill pas arrestimit, Nazer Seitit, i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, por ai mësohet se ka refuzuar.

I arrestuari tjetër në Shqipëri, infermieri Armand Kocerri, edhe ky, i dyshuar për përfshirje në klanin kriminal, nuk ka dhënë shpjegime, ndërsa motra dhe nëna e tij kanë mohuar të kishin dijeni për lëndën narkotike që u gjet dhe sekuestrua në shtëpinë e tyre.

Sa iu përket komunikimeve telefonike, rezulton se pjesëtarët e familjes Habilaj, ishin shumë të kujdesshëm, pasi në dosjen e prokurorisë bie në sy fakti se për biseda, ata përdornin numra të regjistruar në emra të personave të tjerë.

Oficerët e policisë po verifikojnë lidhjet e Habilajve me personat në emrat e të cilëve rezultojnë të jenë regjistruar numrat e telefonit.

Sakaq, në Ministrinë e Drejtësisë vazhdon përkthimi i dosjes voluminoze të mbërritur nga Italia dhe vetëm në përfundim të saj, prokurorët e çështjes do të vendosin se kur do ta marrin në pyetje ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndaj këtij të fundit po zhvillohen hetime pas dyshimeve për përfshirje në grupin Habilaj, që sipas autoriteteve italiane ka trafikuar sasi të mëdha hashashi me vlerë 20 milionë euro.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top