Connect with us

Zbulimi i 10 tonëve me kanabis, aksioni shtrihet në Vlorë dhe Sarandë

Kuriozitete

Zbulimi i 10 tonëve me kanabis, aksioni shtrihet në Vlorë dhe Sarandë

Zbulimi i 10 tonëve me kanabis, aksioni shtrihet në Vlorë dhe Sarandë

Sekuestrimi i 10 tonë lëndë narkotike kanabis sativa mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Babicë e Vogël në Vlorë, ka bërë që aksioni i policisë këtë të enjte të shtrihet në Vlorë dhe Sarandë.

Më konkretisht aksioni po zhvillohet në banesa të shënjestruara nga policia, në vijim të operacionit të urdhëruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në aksion janë përfshirë mbi 100 efektivë polcie nga Tirana, efektivë të Delta Forcë, antidroga e Vlorës si dhe prokurorë nga Krimet e Rënda.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, në një aksion policor në një banesë dy katëshe u gjet 10 ton kanabis sativa, e fshehur në bodrum.

Ishte ish-Kryeminsitri Sali Berisha, ai që dha i pari informacionin, duke thënë se lënda narkotike u gjet në banesën e mikut të Habilajve, Armand Koçerri.

Dyshohet se në shënjestër të aksionit të orëve të vona të së mërkurës ka qenë vëllai i i të arrestuarit në Itali Moisi Habilaj, Florian Habilaj. /a.y/noa.al

Sekuestrimi i 10 tonëve me drogë, aksioni i policisë për arrestimin e vëllait të Moisi Habilaj

Berisha publikon video: Sekuestrohen 10 ton drogë të klanit Rama – Tahiri

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top