Connect with us

ZBULIMI I PAPRITUR QË MUND TË NDRYSHOJË HISTORINË E NJERËZIMIT

Kuriozitete

ZBULIMI I PAPRITUR QË MUND TË NDRYSHOJË HISTORINË E NJERËZIMIT

ZBULIMI I PAPRITUR QË MUND TË NDRYSHOJË HISTORINË E NJERËZIMIT

Zbulimi i papritur i një kulle me kafka njerëzore në Mexico City ka hedhur dyshime mbi të dhënat zyrtare të historisë së njerëzimit. Më shumë se 675 kafka burrash, grash dhe fëmijësh janë zbuluar nga arkeologët pas një hetimi prej një viti e gjysmë.

Struktura besohet të jetë pjesë e një shtrese eshtrash që përmendet në legjendat e lashta të popullit spanjoll. Flasim për periudhën kur Spanja kolonizoi Meksikën, kohë për të cilën shkrimet e lashta përmendin pafundësisht një kullë prej kafkash.

“Andres de Tapia, një ushtar spanjoll që luftoi në pushtimin e Meksikës në vitin 1521, përmendte vazhdimisht kullën e kafkave në ditarin e tij”, tha arkeologu Raul Barrera për “Reuters”.

De Tapia shkroi se kishte mijëra kafka, dhe studiuesit besojnë se do të gjejnë edhe më shumë ndërsa gërmimi vazhdon. Historianët megjithatë gjithmonë kanë besuar se kafkat i përkisnin luftëtarëve meshkuj të vrarë në luftimet ndër-fisnore para ardhjes së spanjollëve, shkruan Periskop. Por zbulimi i kafkave të fëmijëve dhe femrave ka hutuar arkeologët.

“Ne prisnim të gjenim thjesht kafka burrash të rinj, si luftëtarë….nuk mund të mendojmë se gratë dhe fëmijët kishin shkuar në luftë”, tha Rodrigo Bolanos, një antropolog që po heton zbulimin.

“Diçka e papritur ka ndodhur …zbulimi ynë ndryshon gjithçka që dinim para mbërritjes së spanjollëve “, shtoi ai.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top