Connect with us

Zguri me OSBE/ODIHR: KQZ e angazhuar në plotësimin e rekomandimeve

Kuriozitete

Zguri me OSBE/ODIHR: KQZ e angazhuar në plotësimin e rekomandimeve

Zguri me OSBE/ODIHR: KQZ e angazhuar në plotësimin e rekomandimeve

Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri dhe Zëvëndëskryetari z. Denar Biba pritën në një takim delegacionin e OSBE/ODIHR, Ambasadorin Peter Tejler, Kryetar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, zj. Ana Rusu, Këshilltare e Lartë për Zgjedhjet dhe z. Alexey Gromov, Këshilltar për Zgjedhjet.

Në takim e zhvilluar ditën e sotme u diskutua mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 qershor 2017.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vlerësoi se raporti i OSBE/ODIHR-it është mjet punë dhe se duhet të jetë në vëmendjen e të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor.

Zguri u shpreh se KQZ është e angazhuar në plotësimin e rekomandimeve të cilat i janë adresuar institucionit që ai drejton. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top