Connect with us

Zjarr në uzinën e Ballshit, plagoset një punëtor

Kuriozitete

Zjarr në uzinën e Ballshit, plagoset një punëtor

Zjarr në uzinën e Ballshit, plagoset një punëtor

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mëngjesin e sotëm në uzinën e Ballshit, me pasojë një të plagosur.

Më konkretisht sot rreth orës 07:20, në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e “Koksit”, ka rënë zjarr teksa digjeshin mbetjet toksiske të naftës.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar 53-vjeçari L.Y., banues në fshatin Drenovë, Mallakastër punëtor i këtij reparti.

I plagosuri po merr mjekim në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto arkiv, pamje nga uzina

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top