Connect with us

Zv/Kryeministrja Mesi në Budva, takohet me krerët e qeverive të Serbisë dhe Malit të Zi

Kuriozitete

Zv/Kryeministrja Mesi në Budva, takohet me krerët e qeverive të Serbisë dhe Malit të Zi

Zv/Kryeministrja Mesi në Budva, takohet me krerët e qeverive të Serbisë dhe Malit të Zi

Zv/Kryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi ka marrë pjesë në Konferencën Ekonomike të Ballkanit Perëndimor “Sfidat në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, organizuar sot në Budva të Malit të Zi nga Dhoma e Ekonomisë së këtij vendi dhe qeveria malazeze.

Në panelin e diskutimit të kësaj konference ku ishin gjithashtu të pranishëm përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit, gjatë fjalës së saj, Mesi nënvizoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit dhe sinergjisë, pavarësisht sfidave të ndryshme që mund të ketë secili shtet i Ballkanit Perëndimor.

Duke shprehur bindjen se bashkërendimi i strategjive të vendeve të rajonit ngelet një domosdoshmëri për sinkronizimin e nevojave të qytetarëve dhe sipërmarrjes, znj. Mesi u ndal tek integrimi drejt Bashkimit Evropian si një mision i përbashkët i shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Brenda këtij kuadri, ajo tregoi progresin e çmueshëm që Shqipëria ka bërë dhe nënvizoi faktin se Qeveria Shqiptare mbetet tërësisht e angazhuar në plotësimin e çdo prioriteti për arritjen e këtij synimi madhor.

Gjatë ditës së Konferencës Ekonomike, Zv/Kryeministrja Mesi zhvilloi gjithashtu takime dypalëshe me Kryeministrin e Malit të Zi Duško Marković dhe Zv/Kryeministrin e Serbisë Rasim Ljajic.

Në takimin e zhvilluar me kryeministrin malazez, znj. Mesi shprehu gatishmërinë e Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të rekordeve pozitive si në aspektin politik e diplomatik, si dhe theksoi vendosmërinë e palës shqiptare për të rritur dhe thelluar bashkëpunimin në ekonomi dhe tregti.

Me homologun serb Ljajic, Zv/Kryeministrja Mesi diskutoi marrëdhëniet dypalëshe dhe progresin e tyre falë mirëkuptimit të përbashkët, si edhe theksoi nevojën e një agjende konkrete shkëmbimesh në fusha të ndryshme si tregtia, turizmi, energjia, transporti, etj.

Image may contain: 18 people, people sitting and suitImage may contain: 1 person, indoorImage may contain: one or more people www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top