Connect with us

105 vjetori i Pavarësisë, Rex Tillerson ka dy fjalë për popullin shqiptar

Kuriozitete

105 vjetori i Pavarësisë, Rex Tillerson ka dy fjalë për popullin shqiptar

105 vjetori i Pavarësisë, Rex Tillerson ka dy fjalë për popullin shqiptar

Pas Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, edhe Sekretari amerikan i Shteit Rex Tillerson ka uruar popullin shqiptar me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë.

Këtë e ka bërë përmes një shënimi të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku Tillerson thekson se Shqipëria është në vend mik dhe aleate e çmuar e SHBA.

Sekretari Amerikan vlerëson kontributin e Shqipërisë në aleancën e NATO-s si dhe luftën kundër terrorizmit, ndërsa thekson se SHBA mbështet integrimin sa më parë të vendit tonë në BE.

Zyrtari i lartë amerikan, nënvizon po ashtu edhe përpjekjet për reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

URIMI I PLOTË:

Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, dua t'ju shpreh urimet më të mira qytetarëve të Shqipërisë me rastin e 105 viteve të Pavarësisë.

Shqipëria është një vend mik dhe aleate e çmuar dhe Shtetet e Bashkuara presin përparimin tuaj të vazhdueshëm drejt integrimit më të madh euroatlantik dhe anëtarësimit në BE. Ne e vlerësojmë shumë kontributin e Shqipërisë në NATO dhe në koalicionin për mposhtjen e ISIS dhe në promovimin tuaj të stabilitetit rajonal. Ne përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të zbatuar reformat kyçe duke përfshirë reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për njerëzit tuaj.

Urime për popullin e Shqipërisë në ditën tuaj kombëtare.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top