Kuriozitete
12-vjeçarja memece, letër prekëse: Mësuesja më fyente
Shkolla fillore është momenti kur fëmijët mësojnë të inkurajohen por për Kaitlyn Evans, eksperienca e saj e parë në klasë ishte shumë larg asaj pozitives.
12-vjeçarja nga Melbourne rregullisht ishte kritikuar nga mësuesja madje ajo i kishte thënë që as familja e saj nuk e donte për mënyrën se si kishte vepruar.
Por ajo tani ka reflektuar në luftën e saj me shkollën, shkroi një letër prekëse, për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë sindromë, për “Ditën e Letrës së Kuqe”, një ditë që shërben për njohjen e disleksisë. “Kur nisa shkollën, ishte një vendi i ndritshëm dhe isha shumë e lumtur, por me kalimin e kohës ajo u bë gjithnjë e më e vështirë dhe unë nuk e dija arsyen”, shkruan Kaitlyn në Letrën e Kuqe.