Kuriozitete
Më 14 nëntor do të shihni një hënë më të madhe e më ndriçuese
Nëse më 14 nëntor do të gjendeni jashtë, ju do të vini re hënën që duket më e madhe dhe më ndriçuese se zakonisht. Kështu pas 70 vitesh, bota do të shohë një shou spektakolar astronomik, i cili nuk do të përsëritet deri në vitin 2034.
Këtë muaj, pra më 14 nëntor, hëna do të jetë shumë afër me tokën dhe do të duket 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e ndritshme sesa në një mbrëmje të zakonshme.
Si pasojë, fotografë profesionistë dhe amatorë do të përdorin këtë ditë për të realizuar disa shkrepje të mahnitshme me aparatet e tyre. Viti 2016 është karakterizuar nga të ashtuquajtura “super hënat”.
Në lidhje me këtë, në kalendarin e NASA-s tri datat e shënuara për fenomenet e lidhura me të janë 16 tetor, 14 nëntor dhe 14 dhjetor, por ajo e muajit nëntor mbahet si më e rralla, transmeton shekulli.
Më 14 nëntor, hëna do të jetë 48 mijë kilometra larg tokës, por prezenca e saj do të ndihet shumë pranë. Gjithashtu tremujori i fundit i vitit 2016 është një moment i shënuar për të gjithë personat që besojnë tek fuqitë e universit, pasi sipas disa teorive supersticioze, hëna e re e muajit nëntor do të sjellë energji dhe zhvillime të reja.