Showbiz
Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Klea Huta pohoi në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit se do t’i kalonte 24 orët e fundit me familjen dhe partnerin e saj.
Mirëpo, nuk do ta mendonte se do të kapej mat vetëm një ditë më pas.
Ajo është fotografuar me Elgit Dodën, producentin që prej kohësh dyshohet se është në një lidhje me të. Fotot janë bërë publike nga “Prive” dhe dëshmitarët që e kanë parë Klean dhe Elgitin, kanë pohuar për portalin se ata nuk u ndanë asnjë moment nga njëri-tjetri dhe silleshin si të ishin një çift.