Kuriozitete
2-vjeçari që luan me gjarpërinjtë sikur të ishin lodra (Video)
Është vetëm 2 vjeç dhe mund të kapi një gjarpër apo të luajë me të, sikur ai të ishte një lodër.
Jensen Harrison nga Australi ka befasuar shumë njerëz anë e mbanë botës të cilët kanë parë videon kur ai mund të prekë dhe të mbajë një gjarpër pa u frikësuar.
Harrison është fëmija i dy prindërve të cilët prej vitesh janë marrë me gjarpërinjtë. Prindërit e 2- vjeçarit, Toni dhe Brooke thonë se fëmija i tyre është rritur me të gjitha llojet e zvarranikëve, si të mëdhenj e të vegjël.
‘Çdo ditë ai është i rrethuar nga gjarpërinj në një mënyrë ose në një tjetër” ka thënë babai i vogëlushit.