Kuriozitete
23-vjeçari bëhet baba dhe gjysh brenda një jave
Një histori e çuditshme vjen nga kontinenti i largët australian.
Një 23-vjeçar është bërë baba dhe gjysh brenda një jave.
Historia duket e çuditshme por një shpjegim të thjeshtë.
Tommy Conolly u njoh rastësisht në internet me një vajzë të cilën më pas zbuloi se e kishte kushërirë.
Kur u takuan ai mori vesh se ajo ishte shtatzënë dhe ishte përdoruese e drogës dhe nuk e dinte kush ishte babai i fëmijës pasi kishte shkuar me shumë meshkuj.
Tommy i erdhi në ndihmë duke e strehuar dhe për të mos pasur probleme me ligjin e adoptoi atë.
Por disa ditë pasi e adoptoi vajza 17-vjeçare lindi dhe ligjërisht Tommy u bë edhe gjysh.
“Do bëja gjithçka për të afërmit e mij. Ky është djali, nipi, kushëriri, etj, dhe unë do kujdesem fort për të”, ka thënë 23-vjeçari.