Connect with us

260 javë shtatzënë? Kjo është arsyeja pse kjo nënë “vendosi” ta mbajë fëmijën në bark

Kuriozitete

260 javë shtatzënë? Kjo është arsyeja pse kjo nënë “vendosi” ta mbajë fëmijën në bark

Lauren është shatzënë që prej vitit 2016. . . me të njëjtin fëmijë, sepse nuk mund ta përballojë dot një pushim të papaguar nga puna… kështu që nuk kishte zgjidhje tjetër vetëm të qëndrojë shtatzënë derisa të përfitojë pushime të mjaftueshme për të pasur një fëmijë.

 

OK, rasti i Lauren është praktikisht i pamundur, por mesazhi prapa saj nuk është edhe aq argëtues, nëse keni parasysh rastin e shumë nënave në botë që nuk përfitojnë leje lindje me pagesë për të rritur fëmijët. Është një situatë e ngjashme në Amerikë, por edhe në shumë vende të tjera të Europës, sidomos me punët e sektorit privat. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë nëna dhe baballarë nuk përfitojnë pagesë gjatë lejes së lindjes.

Kjo video është një nismë e ndërmarrë nga National Partnership For Women and Families (Partneriteti Kombëtar për Gratë dhe Familjet’ dhe ka për qëllim të sjellë në vëmendjen e publikut (edhe pse me humor) një të vërtetë tronditëse për nënat që lindin fëmijë.

Lexo edhe  Jonida Maliqi në ‘listën’ e më të pasurve të showbiz-it? Ja çfarë thotë këngëtarja

“Është absurde që shumica e punëtorëve amerikanë – 86 për qind – nuk e kanë të paguar lejen e lindjes dhe kjo nuk u shkruhet as në kontratë nga punëdhënësit e tyre”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e videos. “Dhe vetëm disa janë me fat, ata që jetojnë në katër shtete, që ligjet e familjes u njohin lejen e lindjes me pagesë dhe shërbimin mjekësor. Por kjo situatë mund të ndryshojë.”

Të gjithë ata që e kanë parë këtë video, e kanë ndarë edhe në profilet e tyre për të mbështetur nismën e nënave të reja.

 

 
Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top